Kristian Vieri, gjatë emisionit të radhës “Tiki Taka”, foli edhe për Interin dhe derbin e planifikuar për javën tjetër të kampionatit italian.

“Nëse i shihni tri ndeshjet e Interit dhe Milanit, njëri thotë se Interi është më i fortë, edhe pse ndoshta nuk ka bërë ndonjë lojë të bukur. Sidoqoftë, zikaltrit janë më agresivë dhe më të gjallë. Interi është i fortë, nuk të lejon të marrësh frymë, vrapon shumë, e sulmon kundërshtarin dhe kjo është ajo që dëshiron Konte. Lukaku? Nuk gjejmë shfajësime, nuk ka bërë një ndeshje të mirë, pikë. Tri ndeshje, 9 pikë…; tifozët e Interit duhet të jenë të lumtur, por ka akoma shumë kohë përpara. Unë gjithmonë them se Juventusi është favorit kryesor në Serie A, sepse ka dy skuadra, por Interi është mjaft i karikuar”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...