Edon Zhegrova vendosi takimin e fundit miqësor të Bazellit ndaj rumunëve të Steauas. Ndeshja ishte e qetë, por është duhej shpërthimi i Zhegrovës në krahun e djathtë të zonës së rreptësisë për të gjetur rrjetën. Zhegrova e nisi ndeshjen si zëvendësues, duke hyrë në fushë gjatë pjesës së dytë.  Përtej faktit se ishte miqësore, Zhegrova po i jep sinjale trajnerit Marsel Këler se ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm gjatë këtij sezoni. Ylli i kombëtares kosovare numëron vetëm katër ndeshje si titullar këtë sezon në kampionatin zviceran, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe ka dhuruar dy asiste.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...