Vedat Muriqi me golin e 12 në futbollin turk dhe ndihmoi Fenerbaçen që të shënojë fitor 2-0 ndaj skuadrës së Bashakshehirit në Stamboll. Skuadra vendase dominoi në tërësi këtë përballje duke dërguar plot 28 goditje drejt portës së mysafirëve por vetëm 2 prej tyre përfunduan në rrejtën e Bashakshehirit. Fillimisht Mark Kruze hapi reultatin në minutën e 72-të, ndërsa goditjen finale e shënoi sulmuesi Kosovar në minutën e 86-të, pas depërtimit të mirë të Rodrigezit nga krahu i djathtë. Me këtë 3 pikë, Fenerbahçe kalon në vendin e dytë , me 36 pikë, ose 4 më pak se lideri aktual Sivaspori.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...