Fernando Alonso në garën e tij debutuesi në garat reli “Dakar”, që këtë vit po zhvillohet në Arabinë Saudite, kishte një rrokullisje të jashtëzakonshme. Alonso dhe kolegu i tij Mark Koma, u rrokullisën disa herë me makinën Tojota Hiluks, mirëpo në fund kaluan pa asnjë lëndim. Edhe pse me bagazh të madh në garat me makinat e Formula 1, u dëshmua se garat e relit mund të jetë jashtëzakonishtë e rrezikshme. Kalimi nga pista e asfaltuar tek ajo më rrërë nuk është një detyrë e lehtë, andaj spanjolli deri më tani ka 4 orë e gjysëm vonesë pas liderit aktual dhe mban pozitën e 14-të.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...