Victoria Beckham është stilistja e fundit e profilit të lartë që ka ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në veshjet e saj.

Veprimi i Beckham është mirëpritur nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Victoria ndoqi gjurmët e markave të mëdha përfshirë “Chanel” dhe “Vivienne Westwood”.

Linja e Beckham nuk kanë përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, por premtimi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do ndërpritet që nga vjeshta e viti 2019.

“Victoria Beckham nuk do përdorë kurrë lëkurë të kafshëve ekzotike në koleksionin AW19. Kjo markë kurrë nuk ka përdorur gëzofin e kafshëve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve“, tha marka e Beckham në një intervistë për WWD.

Vendimi u përshëndet nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...