Një ushtar amerikan është bashkuar me dashurinë e jetës së tij, të cilën e njohu në mes të Luftës së Dytë Botërore.

KT Robins, tani 97 vjeç ishte caktuar në Francë, ku takoi Jeannine Ganaye, sot 92 vjeçe dhe u dashurua me të, por rrugët e tyre u ndanë.

Atëherë ishte vetëm 24 vjeç dhe Jeannine ishte 18 vjeçe. Ata u takuan për herë të parë në vitin 1944 në qytetin Briey.

Për fat të keq, Robbins qëndroi vetëm dy muaj pasi e dërguan në një vend tjetër.

“Kur u largua makina e tij unë qajta shumë, sigurisht isha e mërzitur. Shpresoja që pas luftës të mos kthehej në Amerikë”, tha Jeannine për median franceze.

Të dy vazhduan jetën e tyre dhe u dashuruan sërish, por nuk e harruan kurrë njëri-tjetrin.

 

Robbins kishte ruajtur një fotografi të të dashurës franceze dhe i kërkoi një grupi gazetarësh ta ndihmonin për ta gjetur sërish.

Fatmirësisht ata e gjetën në një azil dhe i thanë veteranit: “Ajo është gjallë dhe është duke të pritur”.

Kur u takuan, përqafuan gjatë njëri-tjetrin duke shkëmbyer edhe puthje.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...