Mrika Nikçi shkruan histori, 17 vjeçarja u ngjit në 7 majat më të larta në kontinent

Mrika Nikçi – 17 vjeçarja nga qyteti  i Pejës, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me datë  15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majën e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.

Mrika bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë që kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

Ata ndodhen në Kampin Bazë. Carstensz Pyramide – 4884 lmd, Indonezi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...