Befasi, por jashtëzakonisht e pakëndshme për rritjen ekonomike në tre muajt e parë të vitit. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit vetëm 0.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga Qeveria në raportin e Statistikës i shohin para së gjithash sektorët që u rritën në tremujorin e parë. Këto janë bujqësia, industria, veprimtaritë shërbyese dhe tregtia. Ka rritje edhe në ndërtimtarinë e lartë, dhe faji për rënien shihet vetëm në mosrealizimin e investimeve në ndërtimet e ulëta. Me vazhdimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, gjithçka do të vijë në vendin e vet.

Tani projektet janë zhbllokuar, ato do të fillojnë të realizohen dhe unë vazhdoj të jem optimist se bruto prodhimi vendor deri në fund të vitit do të jetë në kuadër të asaj që është parashikuar – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Ajo që ishte parashikuar është rritje prej 3,2 për qind. Nga Ministria e Financave nuk u përgjigjën se si planifikojnë ta arrijnë këtë rritje të planifikuar. Në një situatë të tillë, ekonomistët analizojnë se faji për rritjen e ulët të BPV-së në tremujorin e parë, nuk është vetëm në dështimin e investimeve kapitale. Bëjnë të ditur se problem i madh është fakti se në tre muajt e parë të këtij viti, sektori privat ka 11 për qind më pak investime sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Thjeshtë, bashkësia afariste nuk u beson mjaftueshëm masave qeveritare.

Ekziston një lloj e pritjes dhe mosbesimit në rrethin ekonomik. Mendoj se ende duhet të punohet për besimin në institucionet e shtetit, gjë që është vendimtare përkrah masave ekonomike. këtu është edhe çështja e emrit që gjithashtu krijon presion ndaj biznesit, bashkësisë dhe rrethit – shpjegoi ekonomisti Borçe Trenevski.

Trenevski thotë se problem është që pjesa e madhe e masave të prezantuara, qeveria sikur është në gjysmë rruge dhe nuk i realizon ato deri në fund. Oda Ekonomike kërkon nga zv.kryeministri Angjushev t’i realizojë të gjitha projektet e premtuara në infrastrukturë. Për njeriun e parë të Odës, Branko Azeski, rritja e vogël ekonomike prej vetëm 0.1% është e pritur dhe se është koha e fundit qeveria seriozisht të fillojë të punojë.

Goran Temenugov

Shpërndaj me