Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas seancës për shpërndarjen e Kuvendit, tha se vendi jonë nuk do të dështojë dhe se në zgjedhje po shkojnë për të fituar Kosova.

Veseli tha se si kryetar i kuvendit të Kosovës ka ndërmarr të gjitha iniciativat ligjore në bazë të Kushtetutës së Kosovës që të ketë vendimmarrje për shpërndarje të kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të cilin e bënë presidenti.

Kryetari Veseli duke ripërsëritur se në këto zgjedhje do të jetë kandidatë për kryeministër, tha se është lider që mbanë fjalën dhe do ta luftojë korrupsionin.

“Jam i lumtur që të gjitha grupet parlamentare, e kam respektuar këtë iniciativë dhe sot ja ku jemi. Unë jam Kadri Veseli, do të jem kandidatë për kryeministër të Republikës së Kosovës. Unë veç diçka në jetë di, me mbajtur fjalën. E mbajë gjithmonë, iu kam thënë se ka me pasur zgjedhje edhe do të ketë zgjedhje. Ju kam thënë se kanë me u larguar të gjithë uzurpatorët nga pronat e uzurpuara, sepse ligji është më i fort se secili i fort që mendon në Kosovë. Kështu do të jetë edhe luftë kundër korrupsionit”, tha Veseli.

Po ashtu, ai tha se këto zgjedhje janë për t’i dhënë një legjitimitet të fuqishëm qytetarëve, të rinjve, grave, që të kenë një perspektivë, modernizim të shtetit, për një shtet të drejt dhe ligjor, si dhe një shtet perëndimor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një shtet i drejt, një shtet ligjor, një shtet perëndimor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Ky është drejtimi jonë, të gjitha drejtimet të tjera mund të fliten, mund të na kthejnë mbrapa por njerëzit e Kosovës nuk guxojnë me dështuar dhe Kosova s’ka me dështuar, ka me ecë përpara. Urime të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Të gëzohemi se demokracia po funksionon dhe qytetarët e vendit janë të zotë. Votoni ata të cilët janë më të mirët. Unë do të jem kandidatë për kryeministër, shkojmë në zgjedhje për me fituar Kosova, sepse veç kur të fiton Kosova fitoj edhe unë”, deklaroi ai.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...