Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se deputetja kosovare Flora Brovina ka bërë gabim të madh por ka qenë pa qëllim. Në një konferencë për media të mbajtur pasdite Veseli për rastin e publikimit të fotografisë nga ana e deputetes Flora Brovina që doli të ishte e rrejshme, ka thënë se nga ky gabim dëshmohet se trajtimi i së kaluarës nuk duhet të bëhet me nguti.

“Jam këtu për të pyetur se a duhet të jetë me i fortë dyshimi e frika, apo drejtësia për popullin tonë. Flora Brovina ka bërë gabim të madh, por besoj se e ka bërë pa dashie. E them këtë sepse e njoh Florën dhe humanizmin e saj. Ne duhet të nxjerrim mësim nga ky gabim. Ky gabim na dëshmon se trajtimi i së kaluarës nuk duhet të bëhet ngutshëm”, tha ai.

Veseli tha se iniciativa për formimin e Tribunalit nuk mund të ndalet.

“Nuk ka forcë që mund të ndalë të vërtetën. Tribunali është i pashmangshëm, do të ndodh, ka fakte boll. Serbia do të përgjigjet për gjenocidin në Kosovë. Të hënën Kuvendi do të vazhdojë seancën ku ka mbetur mbrëmë”, tha Veseli.

Para tri orësh deputetja kosovare Flora Brovina pas marrjes në pyetje nga prokurorja speciale në Kosovë Drita Hajdari ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ishte në dijeni për fotografinë. Ajo ka kërkuar falje për shqetësimin e opinionit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...