Maks Verstappen i “shkel syrin” Ferrarit, ku synon të zërë vendin e Sebastian Fetelit. Piloti belg, ka deklaruar se do të formonte një dyshe fantastike bashke me Leklerkun, por pa përmendur se me çfarë makine.

Unë dhe Çarllsi mund të rrimë mjaft mirë në të njëjtën skuadër. Të dy duam vetëm të fitojmë, por ka respekt mes nesh. Nuk e mohoj që do të ketë edhe rivalitet, por nuk do të ishte kurrë si mes Hamilton dhe Rosberg te Mercedes”, tha Verstapen.

Piloti holandez deklaron se ky bashkëpunim mes tij dhe Leklerkut mund të ndodhë në një moment të dytë.

E rëndësishme është që të dy të pilotojmë një makinë të aftë të fitojë titullin, gjë që për momentin nuk është e mundur. Të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë sezon dhe atë 2020, më pas vendosim”, tha Verstapen

Loading...

Shpërndaj me

Loading...