Pos pushimeve, sezoni i verës dhe plazhi  sjellin dhe efekte të padëshirueshme në lëkurë. Maqedonia e Veriut është nga vendet me përqindje shumë të lartë të sëmundjeve të lëkurës që shkaktohen kryesisht nga ndikimi i rrezeve të diellit ku nga viti të vit shtohet numri i të prekurve nga këto sëmundje. Ekspertët e sëmundjeve të lëkurës rekomandojnë për më shumë kujdes gjatë ekspozimit në diell sidomos nga ora 13 deri në orën 16 të pasdites. Mëngjesin dhe orët e vona të pasdites mjekët i llogarisin si kohët efektive për të përfituar nga rrezet e diellit.

 Sot më dihet se dielli është kancerogjen, ndriçimi ultravjollcë është kancerogjen për këtë shkak duhet me shumë vëmendje të ekspozohemi në diell. Duhet të shfrytëzojmë preparat mbrojtës për diell dhe të ju përmbaheni rekomandimeve të mjekëve, me qëllim t’i shmangim efektet negative që i sjell dielli. Sepse përsëri do të marrim ngjyrë, dhe do të jemi të pushuar dhe të freskuar por jo të djegur. Prandaj mendoj se nuk është shumë luks i madh që ato 4 orë të mos dalim kur dielli është intensiv. Pos kësaj dihet se melanomi, tumori më i rrezikshëm i lëkurës lidhet me ekspozimin direkt në diell, si dhe nga djegiet akute të diellit prandaj duhet të mbrohemi me krem kundër diellit”-tha Andrej Petrov, Specialist i dermatologjisë.

 Specialistët e sëmundjeve të lëkurës thonë se fëmijët janë edhe më të ndjeshëm ndaj ekspozimit të tepërt në diell.

 Të njëjtat masa të cilat vlejnë për të rritur, për fëmijët duhet të jenë të shumëfishuara të jenë ende më rigorozë dhe më fuqishëm të respektohen. 7:20 Nëse për të rriturit themi se duhet të përdorin krem mbrojtës faktor 20 tek fëmijët ajo duhet të jetë 50 +.  duhet të shfrytëzohet veshje e posaçme të cilat do ta bllokojnë ndikimin e diellit në lëkurën e tyre posaçërisht për foshnjat. Nuk ka absolutisht asnjë farë nevoje që ato të ekspozohen në diell, duhet të qëndrojnë nën hije të druve apo nën ombrella”-pohoi Andrej Petrov, Specialist i dermatologjisë

Ekspertët rekomandojnë që gjatë ditëve kur termometri shënon temperatura të larta,  të konsumohen më shumë lëngje dhe ushqime më të lehta.

 

Vjollca Aliti                                         

Loading...

Shpërndaj me

Loading...