Ish-kryetari i PASOK dhe ish-ministri i jashtëm grek, Evangellos Venizellos vlerëson se kryeministri grek ka bërë hapat e duhur dhe se ka shumicën Parlamentare për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Mendoj se zotëri Cipras ishte shumë cinik dhe shumë i qartë në intervistën e tij të fundit.Shihet se ka rregulluar gjithçka, ka bërë “grabitje” të deputetëve të Grekëve të Pavarur, janë bashkangjitur edhe parti më të vogla që janë pa traditë dhe pa vlera, dhe kështu ai ka siguruar vota edhe për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës edhe për votimin e mirëbesimit të qeverisë”, tha Evangellos Venizellos.

Venizellos shtoi se ajo që i intereson Ciprasit “nuk është legjitimiteti i vërtetë demokratik, marrëdhënia e duhura me shoqërinë, por vetëm vazhdimi i pushtetit të tij, e cila ka lindur nga perspektivat për rimëkëmbjen e vendit.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me