Arsen Venger është personi i cili insistoi se Granit Xhaka kishte “brumin” për t’u bërë futbollist i Arsenalit dhe trajneri francez nuk i është shmangur dot komentit për situatën e futbollistit të cili iu hoq shiriti i kapitenit nga klubi pas shpërthimit ndaj tifozëve.

“Duhet të përballesh me këto vendime, gjithmonë duhet të përballesh me vendime të papritura si trajner. Mendoj se Arsenali respektohet në të gjithë botën sepse është i vendosur mbi disa vlera. Të gjithë i respektojnë këto vlera dhe trajneri duhet që të detyrojë të respektohen. Arsenali sipas meje është klas, për mua futbolli në epokën moderne ka një përgjegjësi të madhe në mënyrën si sillemi, si jemi, shembuj apo jo. Arsenali është një prej klubeve të mëdha në botë e duhet ta tregojë këtë.

Në çdo klub ka lojtarë me pasion, trysni, me zhgënjimin, ka veprime që nuk dëshirohen, por duhet t’u kujtosh njerëzve sjelljen. Mendoj se Xhaka është një njeri inteligjent, ndryshe nga ajo që kam dëgjuar së fundmi, ai kërkoi falje dhe kjo ishte ajo që donin prej tij”, u shpreh francezi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...