OKB: 7 000 persona të arrestuar në Ira...
Të paktën 7 000 persona u arrestuan pas protestave që kanë filluar muajin e kaluar në Iran, theksoi sot Komisa...
Lexo më shumë...Presidenti i Venezuelës ka njoftuar se qeveria dhe opozita kanë arritur marrëveshje për të krijuar një “tavolinë të përhershme të dialogut”, një ditë pasi përfunduan bisedimet në Barbados për zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Pas tre ditëve të dialogut intensiv me opozitën e venezuelase, ne kemi arritur një marrëveshje që të krijojmë një tavolinë të përhershme të dialogut”, shkruan Nicolas Maduro në rrjetet sociale.
Presidenti i Venezuelës theksoi se ka “besim të plotë se qeveria dhe opozita do të arrijnë shumë shpejt një marrëveshje të shkëlqyer të paqes dhe bashkëjetesës”.
Maduro gjithashtu çmoi vullnetin e qeverisë norvegjeze, e cila ishte ndërmjetësuese në këto bisedime.
Bisedimet në Barbados erdhën pas bisedimeve në Oslo të Norvegjisë, të mbajtura në muajin maj, por që nuk dhanë rezultat.
Trazirat politike mes presidentit Maduro dhe liderit të opozitës Juan Guaido kanë vazhduar në Venezuelë që nga 10 janari.
Guaido u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, duke e cilësuar si mashtrim rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe rreth 50 shtete të tjera.
Të paktën 7 000 persona u arrestuan pas protestave që kanë filluar muajin e kaluar në Iran, theksoi sot Komisa...
Lexo më shumë...Kujtimi i krimeve naziste është i pandashëm nga identiteti gjerman, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela M...
Lexo më shumë...Një person i armatosur vrau së paku tre vetë në një bazë të ushtrisë amerikane në Pensakola të Floridës, përpa...
Lexo më shumë...Lidhur me deklaratën e presidentit serb, AleksandarVuçiq, i cili më 5 dhjetor ka thënë që “krimi në Reçak ësht...
Lexo më shumë...