Mbi 70 për qind e vendvotimeve në gjithë territorin e vendit nuk kanë infrastrukturë adekuate për personat me aftësi të posaçme. Kjo kategori e qytetarëve ndjehen të diskriminuar. Nga Shoqata “Inkluziva” e cila mbron të drejtat e këtyre personave akuzojnë se këtyre personave iu rrëmbehet e drejta e votës. Numri jozyrtar i personave me nevoja të posaçme të cilët kanë të drejtë vote është rreth 27,000 ndërsa nuk dihet se sa prej tyre realizojnë të drejtën e votës.

Ka komuna të cilat nuk kanë asnjë vendvotim të qas’shëm për personat me invaliditet trupor. Në dhjetë komuna të vendit ka vetëm nga një vendvotim tek i cili mund të hyjnë këta persona. 8:13 Nuk ekzistojnë në asnjë fushë, se sa është numri i personave me aftësi të posaçme. Por ne bazohemi në numrat e Organizatës Botërore te Shëndetit ku 15% e popullatës janë me ndonjë lloj pengese. Dukeu bazuar në këto të dhëna, bie që 27,000 votues të jenë në shtetin tonë me aftësi të kufizuara. Ky nuk është numër i vogël, për këtë duhet të mendojnë si partitë politike poashtu dhe institucionet”.- u shpreh Blagica Dimitrovska, “Inkluziva”

Pos pengesave infrastrukturore këta persona ankohen edhe për probleme tjera administrative.

Personat e birësuar nëpër familje përkujdesëse, nëpër Qendra për rehabilitim nëse duan ta realizojnë të drejtën e tyre të votës duhet të kthehen në vendin ku janë lindur. Nuk ka transport të siguruar, askush nuk ju jep mjete shtesë që ata të udhëtojnë dhe në këtë mënyrë nuk munden ta realizojnë të drejtën për të votuar”.  –tha Blagica Dimitrovska,  “Inkluziva”

Drejtuesit e “Inkulziva” thonë se vetëm KSHZ-ja u ka ofruar bashkëpunim duke angazhuar 40 persona me aftësi të posaçme të jenë pjesë e vëzhgimit në këshillat zgjedhor.

Vjollca Aliti    

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...