Në Kuvendin e rregullt të FFM-së përpos zgjedhjes së presidentit të ri, Muhamed Sejdinit, u miratuan edhe disa vendime të tjera të rëndësishme për futbollin vendor. Në bazë të programit “Hat -Trik 5” të sponzorizuar nga UEFA dhe FIFA, do të vendosen ulëse dhe reflektorë në dy stadiume në Maqedoni. Bëhet fjalë për stadiumin në Çair dhe stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, ku projekti i paraparë do të duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2019. Ndërkohë janë siguruar mjete finansiare për të siguruar mekanizmat e mirëmbajtjes të terreneve të gjelbra në stadiumet në Maqedoni. Ndërkohë u miratua edhe ndryshim në Ligën e Dytë që do të hyn në fuqi në sezonin 2020/2021, ku sërisht do të ketë një Ligë të Dytë, në vend që të kemi Ligën e Dytë – Lindje dhe Ligën e Dytë – Perëndim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...