Maqedonia nuk po e përdor mjaftueshëm potencialin që ka për zhvillimin më të madh të turizmit si degë ekonomike. Për këtë flet fakti se turizmi ende ka një përqindje shumë të vogël në Prodhimin Bruto Vendor, pra vetëm 1,6%. Këtyre ditëve në Ohër u mbajt trajnimi për promovimin e internetit, të sektorit të turizmit.

Turizmi ende nuk është mjaft i rëndësishëm në ekonomi. Unë nuk dua t’ju krahasoj me Barcelonën, por si shembull do ta marr Slloveninë, ku tani turizmi përbën 13% të PBV-së totale, dhe për tre vjet do të arrijë deri në 15%. Ju jeni diku në 1.6%, që do të thotë se duhet dhjetë herë më shumë për ta arritur Slloveninë”-tha Niko Slamiq, ekspert Turistik nga Serbia.

Sipas ekspertëve, nevojitet promovim më i madh i Ohrit dhe rajonit në rrjetet sociale, pasi turistët e huaj gjithnjë e më shumë informohen në këtë mënyrë dhe sektori i turizmit duhet ta përdorë të ashtuquajturin marketing digjital.

 Disavantazhi i parë ka të bëjë me kulturën e kufizuar dhe edukimin e pamjaftueshëm të faktorëve turistikë, dhe e dyta është mungesa e promovimit të marketingut on-line dhe ajo prej ku turistët do të informoheshin më shumë për Maqedoninë”-pohoi Snezhana Stefanovska, Shoqata Qytetare “Udhëzues xhepi”.

Ekspertët rekomandojnë se për një numër më të madh vizitash në rajon rreth Liqenit të Ohrit, gjatë gjithë vitit nevojiten oferta speciale për target-grupe të sakta turistësh, nga pensionistët deri tek familjet, varësisht nga periudha e vitit.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...