Disa prej vendeve ku u realizua filmi i famshëm ‘Game of Thrones’ do të hapen për publikun vitin e ardhshëm. Disa nga vendet më të famshme, si Winterfell, ndodhen në Irlandën e Veriut. Tani HBO po synon të festojë ‘trashëgiminë’ e filmit duke konvertuar disa nga vend-xhirimet në Irlandën e Veriut në atraksione turistike. Ndërsa ‘Game of Thrones’ mbaroi xhirimet e sezonit të tij të fundit dhe pritet të dalë vitin e ardhshëm. Sezioni do të sjellë fundin e përrallës epike të familjeve që luftojnë për epërsi në botën imagjinare të Westeros. Yjet e filmit, duke përfshirë Emilia Clarke, Kit Harington, Sophie Turner dhe Natalie Dormer, kanë xhiruar në vende dhe studio në Irlandën e Veriut për rreth 10 vjet. Kompania amerikane e prodhimit dëshiron gjithashtu të hapë arkivat për ti ndarë me fansat.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me