Skuadra e Fenerbahçes arriti që të shënojë fitore në kohën shtesë ndaj skuadrës së Bashakshehirit, në një përballje, ku sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ishte në qendër të vëmendjes. Muriqi shënoi golin e barazimit, por edhe iu anulua një gol tjetër nga sistemi VAR. Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 32-të, ndërsa Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 77-të. Fenerbahçe nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores në minutën e tretë të kohës shtesës për 1-2. Dirar realizoi golin e fitores, për t’i dhënë 3 pikët e radhës skuadrës së tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...