Personi i dytë i prekur nga virusi vdekjeprurës me Ebola në Uganda  ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti ka njoftuar se kjo është vdekja e dytë pas shpërthimit të këtij virusi, shkruan Reuters.

“Një grua e moshuar ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme”, ka thënë Emanuel Ainebyona – zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Personi i parë që ka përfunduar  me fatalitet ka qenë një pesë vjeçar, i cili në Uganda kishte hyrë nga Republika Demokratike e Kongos.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...