Një 16-vjeçare nga Malajzia i ka dhënë fund jetës pasi publikoi një sondazh në Instagram ku pyeste ndjekësit nëse duhet të vdiste apo jo.

Pasi 69% e votuesve thanë “PO”, ajo kreu vetëvrasje.

Policia në lindje të Malajzisë tha se vajza, emri i së cilës nuk identifikohet publikoi sondazhin në rrjetin social me shkrimin: “Tepër e rëndësishme, më ndihmoni. Zgjidhni D(vdes)/ L(jeto)”.

Largimi i saj nga jeta nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan vdekjen të shpalleshin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes. Ndërkohë, drejtuesit e rrjetit social Instagram nuk kanë marrë ende një vendim për ngjarjen që tronditi gjithë botën.

Më parë kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte shkruar: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës”.

Vetëm pak orë më vonë bëri sondazhin që i solli vdekjen. Thuhet se adoleshentja ka pasur probleme me shëndetin mendor, por ende nuk është konfirmuar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...