Përpjekjet nga administrata presidenti amerikan, Donald Trump, për të frenuar shitjen e aksioneve me kosto të ulët nga tregjet deri tani ka dështuar, pasi në vigjilje të Krishtlindjeve u regjistrua një rënie e mëtejshme e treguesve në bursë.

Madje me një lëvizje që i habiti vëzhguesit e tregjeve, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin telefonoi dje personalisht krerët e gjashtë bankave më të mëdha të vendit, në dukje për t’i garantuar mbi likuiditetin, ndonëse nuk ka asnjë detaj mbi këtë çështje.

Telefonata e tij erdhi pas javës më të keqe për tregjet amerikane që prej vitit 2008 dhe pas një bllokimi të pjesshëm të qeverisë federale që erdhi nga kërkesa e Trump për të financuar murin në kufirin me Meksikën, si dhe raportimeve se presidenti ka biseduar për largimin e kreut të Rezervës Federale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...