Fillon të zbardhet tentimi për vrasjen e kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela natën e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Abdylfeta Halimi i cili e kishte shpëtuar Selën tregoi se si protestuesit e kishin goditur Selën me shqelma në kokë deri në alivanosje. Halimi në dëshminë e tij tha se protestuesit kërkon gjak shqiptari.

Kolegët më thirrën në klubin e deputetëve sepse siç e kishin kuptuar, Sela ishte i vdekur, por më pas më thanë se ishte shumë i rrahur. Vrapova duke menduar se Sela kishte vdekur. Ishte i mbuluar nga gjaku. Në atë moment njëri nga turma me fanella të bardhë e goditi Selën me kokë në këmbë por nuk arrita ta mësoj se kush ishte. Më pyetën se kush jam, unë u thash se jam nga sigurimi i Kuvendit. Nga mënyra e të folurit më njohën se jam shqiptar dhe më goditën me grushte tre herë. Më shpëtoi kolegu i cili u tha që jam njeriu i tyre. Selën e transferonim nëpër shkallët e kateve më të lartë. Ai s’ishte në vete dhe më pyeti: Ku më çoni? I thash se është në duar të sigurta. Kur u ngjita lartë dëgjova si bërtasin në garazhë : “S’u kry puna me Selën – deklaroi Abdulfeta Halimi.

Pas tij dëshmoi edhe Igor Janakiev, i punësuar në MPB në sektorin e sigurimin e personave VIP. Thotë se në momentin kur kishte hyrë në press sallën kishte parë se si protestuesit po sulmonin deputetët

Për një moment dola jashtë për të pirtë ujë. Kur u ktheva vërejta se disa persona po e tërhiqnin Selën. Ai edhe më tej ishte në këmbë, por për shkak se e tërhiqnin kishte marramendje dhe nuk mundej të qëndronte. Kur ra në tokë kishte rreth 15 persona të cilët filluan ta sulmonin. Arrita deri tek ai por ai qëndronte i shtrirë në dysheme dhe duart i kishte në kokë. Sulmuesit vazhdimisht vinin e goditnin dhe tërhiqeshin dhe pas tyre vinte turma e re – tha  Igor Janakiev, i punësuar në MPB.

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri tha se kishte parë se si i akuzuari Aleksandër Janevski kishte tërhequr Selën zvarrë. Ndërsa tha se ka identifikuar dy protestues.

Toshta është personi I cili e ka kap për dore dhe e ka tërheq zotërinë Sela nga grupi I deputetëve dhe janë bashkangjitur edhe të tjerë që ishin në afërsi dhe mandej u turrën një grup më I madh mbi zotin Sela dhe kanë dalë jashtë pres qendrës aty ku kanë qenë deputetët – u shpreh Muhamed Zekiri, Deputet I LSDM-së.

Avokatët mbrojtës thanë se në dëshmitë e dhëna më herët nuk është përmendur emrin i Ace Toshtës. Deputeti Zekiri tha se gjithçka çfarë ka parë ka deklaruar edhe në Prokurori edhe në gjyq. Në seancën e kaluar, u dëgjuan dëshmitë e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, Ministrit te Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevskit si edhe deputetit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. Për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela dyshohen 10 persona.

Elmedina Aliji

Loading...

Shpërndaj me