Rita Ora njihet për stilin unik dhe veshjet e veçanta me të cilat paraqitet në ngjarjet publike.

Këngëtarja mbrëmë shkëlqeu në tapetin e kuq të Brit Awards e më pas edhe performoi para qindra artistëve të njohur.

E gjatë kësaj mbrëmjeje gjigante në botën e muzikës, ajo nuk ka hequr nga veshët një palë vathë të personalizuar.

Ora po mbante tërë kohën të venduar këta aksesorë të cilët ishin rrathë të artë e në mes mbanin emrin Rita!

Deri më tani kanë qenë shumë trendi qaforet me emrin e vajzës që e mbante, ndërsa Rita solli një tjetër ide.

Athua do shndërrohet në trend edhe kjo?

Loading...

Shpërndaj me