Pas incidenteve të ndodhur në ndeshjen PAOK – AEK, futbollit grek po i kanoset përjashtimi nga FIFA ose i ashtuquajtur Gregzit. Këtë lajm për përjashtimin e mundshëm të Greqisë dhe klubeve të saja nga FIFA publik e bëri zëvendës ministri për sport i këtij vendi Jorgos Vasiliadis. Sipas tij FIFA do merr një vendim të tillë me të vetmin qëllim që situata në futbollin e Greqisë të qetësohet në tërësi. Ditë më parë qeveria greke, pas kaosit në Selanik, mori vendimin për pezullimin e përkohshëm të kampionatit të tyre. Vasiliadis është i mendimit se pronari i skuadrës së PAOK-ut, Savidis për incidentin e shkaktuar duhet të merr një gjobë të madhe financiare.

Shpërndaj me