Skuadra e Vardarit, në dy ndeshjet  e ardhshme do të jetë pa trajneri Aleksandar Vasoski, i cili u pezullua nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Vasoski në përballjen me Struga Trim Lum protestoi ashpër ndaj arbitrat, pasi që besonte se ekipi i tij duhej të merr penalti, ndwrsa portieri vendas të ndëshkohet me karton të kuq. Trajneri i Vardarit u përjashtua në fund të pjesës së parë, ndërsa për shkak të pezullimit nuk do të mund të drejtojë ndeshjet ndaj FC Shkupit dhe Sileksit. Ekipi i Vardarit në 2 ndeshjet e ardhshme do të drejtohet nga asistuesi i tij Radenko Bojoviq.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...