Janë zhvilluar përballjet e javës së 29-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në sfidën kryesore të kësaj jave, skuadra e Vardarit me 2-0 mundi Renovën, falë realizimeve të sakta nga Najdenov dhe Zhuninjo. Kampioni dhe lideri aktual, Shkëndija , demoloi skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovit , duke e mundur me 4-2, në një përballje ku u dallua Radeski që realizoi dy gola për vendasit. Fitore në terrenin vendas shënoi edhe Sileksi, që mundi Rabotniçkin në Kratovë me 1-0 , falë golit të Georgievit nga pika e bardhë. Ndërkohë fitore në transfertë shënuan Bellasica dhe FC Shkupi, që mundën Akademia Pandevin me 2-0 dhe Pobedën me 3-0. Java e 30-të do të zhvillohet më 24 prill. (Foto : EKipa.mk)

 

Liga e Parë – Java 29

Vardar 2-0 Renova

Shkëndija 4-2 Makedonija Gj.P.

Sileksi 1-0 Rabotniçki

Akad. Pandev 0-2 Bellasica

Pobeda 0-3 FC Shkupi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...