Skuadra e Vardarit është kampion vjeshtor, pasi që një javë para mbylljes së sezonit vjeshtor, ka 8 pikë epërsi para Akademia Pandevit , që sot e mundi me 3-0 nw Strumicw dhe Shkëndijës qw ka po aq pikw dhe e cila me fitore ndaj FC Shkupit me 4-0, u ndal në vendin e dytë. Në këtë përballje , Zhunior shënoi dy gola për skuadrën tetovare, ndërsa Besart Ibraimi, me dy golat e tjerë, vendosi rekord të ri në Ligën e Parë. Sulmuesi i Shkëndijës regjistroi golin e 167, duke kaluar rekordin e Bazhe Iljoskit me 166 gola në elitën e futbollit vendor. Në përballjet e tjera, Boreci me 1-0 mundi Renovën, ndërsa Rabotniçki dhe Sileksi u ndalën në barazimin 1-1. Me të njëjtin rezultat, ditë më parë, u mbyll takimi mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Struga Trim Lum.

LIGA E PARË – JAVA 17

 

Akademia Pandev 0-3 Vardari

Shkëndija 4-0 FC Shkupi

Boreci 1-0 Renova

Rabotniçki 1-1 Sileksi

Makedonija 1-1 Struga Trim Lum

Loading...

Shpërndaj me

Loading...