Skuadra e Vardarit, e ka shënuar fitoren e tetë sezonale në Ligën rajonale të hendbollit SEHA. Këta në derbin lokal në një përmbyllje dramatike me rezultatin 27:26 e mundën Metalurgun. Skuadra nga Autokomanda në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte në epërsi dhe dominonin në terren, ashtu që jo rrallë kishin edhe 3 gola epërsi. Vardari këtë ndeshje e fitoi në minutat e fundit të saja, kur tek Metalurgu, ra koncentrimi në parket.

Më me rëndësi është se fituam këtë ndeshje. Metalurgu nga mundoi shumë, ishte një ndeshje shumë interesante dhe me rezultat të ngushtë. Më me rëndësi është që fituam.“ – tha Marko Mishevski, hendbollist i Vardarit

Sigurisht ka qe për çfarë të vuajmë, pasi nuk triumfuam. Megjithatë uroj Vardarin për lojën korrekte si dhe për fitoren. Bashkëlojtarëve iu uroj për maksimumin e dhënë si dhe për lojën e treguar. Ja fitorja i takoi Vardarit.“ – tha Adrijan Miliçeviq, hendbollist i Metalurgut.

Shpende me 6 gola të shënuar ishte më i spikaturi i Metalurgut, ndërsa tek Vardari , Disinger dhe Çupiq shënuan nga 5 gola. Të dyja këto skuadra në fundjavë do të luajnë ndeshjet e radhës së Ligën Seha, me Zhelezniçarin gjegjësisht Brest Meshkov.

Loading...

Shpërndaj me