Uejn Runi është kthyer në një protagonist negativ në ndeshjen e fundit të kampionatit amerikan, teksa gjatë një goditje këndore, sulmuesi nuk i mbajti nervat duke shtyrë me forcë në tokë kundërshtarin. Një moment, i cili fillimisht nuk u vu re nga gjyqtari kryesor i takimit, por më pas falë ndërhyrjes së VAR, nga pamjet arbitri vendosi t’i tregonte kartonin e kuq britanikut. 33-vjeçari i ka këto ndeshjet e fundit në kampionatin e MLS, pasi ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar në janar në Championship, te skuadra e Derbit, ku do të mbulojë detyrën e trajner-lojtarit.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...