Me dhjetëra njerëz të famshëm, në mos të gjithë, i kanë përdorur platformat e tyre në rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar ndjekësit mbi masat e ndërmarra dhe distancimin social. Idris Elba foli gjerësisht për diagnozën e tij pozitive. Mel Brooks dhe djali i tij i nxitën njerëzit t’i qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Arnold Schwarzenegger këshilloi qëndrimin në shtëpi.

Ndërsa Vanessa Hudgnes nga ana tjetër, vendosi ta përdorë Instagramin për të thënë, “eh, gjëra që ndodhin.” Në një Instagram Live më 16 mars, Vanessa tha se masat e marra për të mbajtur nën kontroll pandeminë mund të zbatohen deri në korrik:

“Deri në korrik është një budallallëk i madh. Më vjen keq, por është një virus, e kutpoj. E respektoj. Në të njëjtën kohë, nëse infektohemi të gjithë, njerëz do vdesin. Që është e tmerrshme, po s’ke ç’i bën? Nuk e di. Ndoshta s’duhet të flas për këtë.”

Ndoshta e shfajëson ndopak fakti që së fundi, aktorja u nda nga Austin Butler, i dashuri i saj prej tetë vitesh. Prandaj e vuajti më shumë nga të gjithë shtyrjen e Coachella-s.

Vanessa e adresoi deklaratën në një Instagram Story më 17 mars: “Jam mbyllur në shtëpi dhe shpresoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për veten. Nuk bëhet shaka me këtë situatë. Jam në shtëpi. Qëndroni brenda.”

Gjithashtu, në Twitter postoi një ndjesë publike ku i quajti fjalët e thëna “të pandjeshme dhe aspak të përshtatshme për situatën ku ndodhet bota dhe vendi në këto momente” dhe shtoi se kritikat “më hapën sytë mbi domethënien që kanë gjërat që them.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...