Kampioni në fuqi në Spanjë, Barcelona do të hap sezonin 2019-20 të La Liga-s me ndeshjen që do të luajnë të premten në mbrëmje në shtëpinë e Atletik Bilbao.

“Nuk do të jetë e lehtë, kundërshtarët tanë japin maksimumin në shtëpi. Duam ta nisim mirë, me një fitore, sepse objektivi është të fitojmë kampionatin e tretë radhazi”, ka thënë trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde.

“Negociatat për Nejmar? Jemi të përqendruar te ndeshja me Bilbao-n, braziliani është një lojtar i PSZH-së dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Të them të drejtën, jam shumë i kënaqur me ekipin që kam në dispozicion, më pas nuk e di nëse do të ndodhë ndonjë gjë. Besoj se është e drejtë që skuadra të jetë e njëjta nga java e parë deri në merkaton e janarit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...