Skuadra e Valencias pas pritjes 13 vjeçare arrin që të mposht skuadrën e Barcelonës në stadiumin “Mestalja”. Vendasit rasti e parë e kishin në minutën e 12-të , përmes penaltisë, mirëpo në nivel të detyrës ishe gjermani Ter Stegen te Barcelona dhe devijoi topin jashtë kuadrantit. Mirëpo fati sportive ishte me Valencian në mintën e 48-të, kur Zhordi Alba ka devijuar në portën e tij një gjuajtje të Gomez për 1-0. Alba ka shënuar katër autogola në La Liga në shekullin e 21-të, më shumë se çdo lojtar tjetër i Barcelona-s në këtë kompeticion. Në 13 minuta para fundit ka ardhur edhe goli i sigurisë për ekipin e Selladesit, me Gomez që është hakmarrë ndaj Ter Stegen, për të fiskuar shifrat në 2-0. Kjo ka qenë humbja e parë e Setien në drejtim të katalanasve dhe e para për Barcelonën në La Liga që nga nëntori i kaluar (3-1 në fushën e Levante-s).

Loading...

Shpërndaj me

Loading...