Gratë dhe vajzat e reja janë vënë në rresht për tu fshikulluar si pjesë e një rituali hindu në jug të Indisë.

Ceremonia ekstreme fetare zhvillohet për të kuruar sëmundjet dhe për të larguar shpirtrat e këqij.

Pamjet tregojnë gratë e gjunjëzuara që fshikullohen në kurriz nga priftërinjtë, si pjesë e festimeve të “Vijayadasami” të mbajtura në fshatin Bavithram Vellalapatti.

Rituali mendohet se shpëton gratë dhe vajzat nga shpirtrat e këqij, si edhe i shërojë sëmundjet.

Sipas traditës, nëse një grua nuk ndjen dhimbje, kjo do të thotë se ajo ka rënë viktimë e forcave të errëta.

“Kur prifti godet gratë nëse nuk ndjejnë dhimbje janë të kapura nga shpirtrat e këqij. Përndryshe do ndjejnë dhimbje. Pas fshikullimit shpirtrat e këqij do largohen nga trupat e tyre,”-tha një banor lokal.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...