Në Kosovë, një grua u bashkua të hënën me motrën e saj, e cila kishte kaluar gjashtë vjet me ekstremistët në Siri.

Hidajete Delia priti orë të tëra jashtë një strehe për të kthyerit në Vranidoll afër Prishtinës dhe pastaj u lejua të takohej me motrën e saj 23-vjeçare, Dafina.

Hidajetja thotë se Dafina ishte “mashtruar” për të shkuar në Siri dhe ishte martuar me një burrë që ishte vrarë më vonë.

Dafina u kthye në Kosovë me dy fëmijët e saj.

Shumë familje të tjera prisnin ndërkaq për t’u ribashkuar me të afërmit e tyre. Gjatë fundjavës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, 110 qytetarë të Kosovës u kthyen nga Siria.

Mes tyre ishin katër luftëtarë të huaj të dyshuar, 32 gra dhe 74 fëmijë./VOA

Loading...

Shpërndaj me

Loading...