Slovan Bratislava ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj PAOK-ut në ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, vëmendjen e mori një tifoze, e cila arriti të hyjë në fushë dhe pastaj shkaktoi kaos.

Ajo e zhveshi bluzën e saj, vrapoi drejt futbollistëve të Slovanit dhe u largua vetëm pas intervenimit të pjesëtarëve të sigurimit.

Tifozja e panjohur në këtë mënyrë u përpoq ta imitojë Kinsey Wolanskin, e cila një gjë të tillë e bëri në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet skuadrave angleze, Liverpool – Tottenham.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...