Po ruan një formë mjaft të mirë që nga kalimi i tij në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit. 23 vjeçari Myrto Uzuni i cili deri tani ka shënuar 6 gola i ka të qarta synimet e tij këtë sezon. Ai po kërkon më shumë nga vetja dhe, duke folur për RTSh-në, thekson se objektivi i tij është Kombëtarja dhe një klub më i madh në fund të sezonit. Kjo formë e mirë e Uzunit, por edhe të rinjve të tjerë kuqezinj si Fiorin Durmishaj, Rei Manaj apo Françesko Tahiraj, ka bërë që trajneri i Kombëtares ta kthejë kokën më tepër drejt tyre. Dhe për Uzunin, fanella kuqezi është në dorë të vetë futbollistëve. Ndeshja e parë e Kombëtares në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të 2020-ës është ajo e fundmarsit me Turqinë, një sfidë për të cilën 23-vjeçari thotë se është gati. Futbollisti kuqezi i ka të qarta synimet e tij këtë sezon dhe objektivi është një klub më i madh.

Loading...

Shpërndaj me