“Dardha bie nën dardhë” thonë! Lindsey Lohan duket se nuk i ka lënë asgjë babait të saj, i cili së fundmi është arrestuar nga policia.

“Daily Mail” raporton se Micheal Lohan është akuzuar nga ish-gruaja e tij, Kate Major për dhunë ndaj saj.

Major, e cila bëri kërkesën për ndarje nga Lohan pas një viti martesë në 2015-ën, deklaroi se partneri kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Kjo nuk është hera e parë për Michael Lohan që arrestohet, edhe vitin që kaloi ai ka përfunduar në burg për të njëjtën arsye.

Ndërkohë aktorja Lindsay nuk ka reaguar ende pas arrestimit të të atit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...