Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë këngën e famshme shqipe “Xhamadani vija vija”.

Kjo video po qarkullon në rrjetë sociale ku edhe ka reagime të ndryshme.

Për rastin ka shkruar dhe gazeta “Blick”

“Një video tregon se si burrat këndojnë me zell të madh himnin e madh shqiptar “Xhamadani vija vija”. Kënga kjo e cila ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Blick.

Pamjet janë në rrjetin social TikTok, një platformë për klipe të shkurtra. Aksioni i ushtarëve ka marrë tashmë 850 pëlqime.

“Kjo është formë joformale në një makinë të mbyllur dhe neve nuk na shqetëson”, thotë zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist për ” 20 minuta “.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...