Ushqimet ketogjenike ju ndihmojnë të dobësoheni shpejt dhe të përmirësoni kushtet shëndetësore si lodhjen, faktorët e rrezikut metabolik apo diabetit.

Por për të përfituar nga dieta ketogjenike nuk është e rëndësishme të bësh ndryshime drastike të ushqyerjes. Duhet vetëm të konsumoni këto ushqime.

Mishi
Mishi i papërpunuar është bazë në dietën ketogjenike pasi përmban një sërë karbohidratesh. Por duhet të keni parasysh se mishi i përpunuar, si salsiçet, sallami etj., kanë karbohidrate të shtuara.

Mundohuni të përfshini mishin të paktën një herë në ditë, për të mbajtur vetitë e tij ketogjenike dhe mos harroni ta gatuani me sasi të pakët vaji dhe të shoqëruar me shumë perime.

Veza
Në vend të dytë të listës është veza, e cila përmban të paktën 1 gram karbohidrate dhe 6 gram proteina, dhe e bën një nga ushqimet më të përshtatshme të dietës ketogjenike. Konsumi i saj lehtëson procesin e metabolizmit, dhe përmirëson rezistencën ndaj insulinës.

Ullinjtë
E veçanta e ullinjve është se mbajnë vetëm 0.2 gr karbohidrate dhe janë në formën e fibrave. Ato ndihmojnë për të rregulluar kolesterolin dhe tensionin e ulët të gjakut.

Hudhra
Vetëm një thelpi hudhër përmban 0.99 gram karbohidrate neto. Hudhra dhe perimet e tjera të familjes Allium përmbajnë alicinë, një përbërës bimor me veti antiinflamatore dhe antioksidante, dhe na mbron nga dëmet dhe sëmundjet cerebrale.

Çokollata fondente
Me përmbajtjen e ulët të karbohidrateve që kërkon dieta ketogjenike është e rëndësishme të siguroni një sasi të mjaftueshme fibrash. 100 gr nga çokollata fondente që përmban 70-80% kakao, siguron 11 gram fibra. Përpiquni të gjeni nga lloji pa sheqer të shtuar.

Bajamet
100 gram bajame përmbajnë vetëm 7 gr karbohidrate neto. Ato të japin një ndjesi të gjatë ngopjeje, dhe vetëm një sasi e vogël e tyre të ndihmon të luftosh urinë në mes të mëngjesit.

Mandarinat kanë dhe vitamina që ndihmojnë në prodhimin e energjisë. Rekomandohet një konsum prej 20 gramësh në ditë për të shmangur rritjen e pakontrolluar të glukozës./ATA/

Loading...

Shpërndaj me