Më shumë se një milion banorë që jetojnë përgjatë bregdetit të Karolinës së Jugut dhe Virxhinias janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre, teksa pjesë të tëra të Amerikës buzë Atlantikut pritet të përballen me atë që pritet të jetë stuhia më e fuqishme ndonjëherë që ka goditur rajonin. Uragani “Florence” pritet të shoqërohet me erëra potencialisht katastrofike, përmbytje dhe batica detare. Meteorologët parashikojnë se uragani do të prekë tokën në pjesën e dytë të së enjtes. I vlerësuar aktualisht si stuhi e kategorisë së katërt, shkalla e dytë më e fuqishme në sistemin e klasifikimit të Shërbimit Kombëtar të Motit, “Florence” mund të jetë stuhia e parë e kësaj magnitude të regjistruar ndonjëherë në histori, që godet brigjet lindore e që do të shtrihet deri në veri, nëse ruan gjurmën e parashikueshme të lëvizjes së saj.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...