Shqipëria me natyrën e bukur, plazhet mahnitëse dhe monumentet e kulturës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

Turizmi i aventurës, bregdeti dhe çmimet e lira janë disa ndër arsyet që kanë bërë për vete turistët e huaj nga vendet e Europës, por jo vetëm.

Përveç natyrës, edhe eventet kulturore po tërheqin turistë. Festival i ri, ndryshe nga herët e tjera, kur organizime të tilla janë bërë në rivierën shqiptare, këtë herë festivali do të bëhet në plazhin e Shëngjinit.

Prej 31 majit – 2 qershor 2019, në bregun shqiptar do të zhvillohet një festival i ri i muzikës elektronike në natyrë “UNUM””.

UNUM është një festival i ri në Shqipëri, duke premtuar të shfaqë “50 veprat më të mira ndërkombëtare dhe vendore” për tri ditë e netë.

Ai do të mbahet tek Rana e Hedhun në qytetin e Shëngjinit nga 31 maji deri në 2 qershor 2019. Vendndodhja është pjesë e Rivierës Shqiptare, e përshkruar si “pamja e fundit e paprekur në Europë”.

“UNUM në latinisht do të thotë ‘Një’, jo një si numër apo matje, jo një si njëjës, por Një si një e tërë”. Është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe.

Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të njohur nga e gjithë bota si Craig Richards, Ricardo Villalobos, Luciano, Neverdogs, Cesar Merveille, Butch, Petre Inspirescu, Praslea, Sonja Moonear DeWalta etj.

Festivali UNUM organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit të Shqipërisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...