Para sfidës me Pjunikun e Armenisë në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore të raundit të parë eliminator në Liga Europa, ka folur para mediave tekniku turk i FC Shkupit, Umit Karan.

Kur e mora ekipin në nëntor dhe ishte në pozitën e fundit, të gjithë thonin se Shkupi do të jetë në Ligën e Dytë, por unë besova në lojtarët e mi dhe punuam shumë për të arritur deri te kjo ndeshje. Ekipi im është me karaketr të fortë, me zemër dhe me talent, por më e rëndësishmja në ekipin tim është që ne ndjehemi si një familje. E di që ekipi i Pyunik-ut është skuadër e mirë dhe janë ekip favorite në këtë ndeshje dhe ndoshta ne na mendojnë si një ekip e vogël, por futbolli luhet në terren. Ata ndoshta e kanë fituar Vardarin dhe ekipe tjera nga Maqedonia, por unë besoj në lojtarët e mi dhe karakterin e tyre dhe nëse luajm kompakt si ekip, do të kemi shans të mirë për ndeshjen e dytë”, tha mes tjerash trajneri turk i FC Shkupit, Umit Karan.

Ndeshja Pjunik-Shkupi nis ora 15:30.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...