Zidane: Bale e di vetë se çfarë duhet ...
Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Espanyolit ...
Lexo më shumë...Kombwtarja e Kosovës do të luajë dy sfida të mëdha eliminatore për “Euro 2020”, me Çekinë në Plzen dhe me Anglinë në “Fadil Vokrri”. Veterani Samir Ujkani, në konferencën për shtyp theksoi se fokusi duhet të jetë vetëm tek përballja e së enjtes.
“Ne po shohim ndeshjen e së enjtes, që është një finale për ne. Atje duhet patjetër të japim maksimumin dhe të marrim rezultat maksimal. Duhet të marrim pikët për ta bërë ëndrrën realitet, ky është qëllimi ynë. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi fatin që në muajin mars të kemi edhe një rast tjetër për t’u kualifikuar, por ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së enjtes, për të marrë rezultatin që na vlen,” tha nw fillim Ujkani.
Në Plzen nuk parashikohet një pritje miqësore nga tifozët vendas, por Ujkani këmbëngul se futbollistët e Kosovës nuk duhet ta harxhojnë energji dhe të shpërqendrohen nga ato që mund të ndodhin në tribuna.
“Stresin e kanë çekët, sepse luajnë në shtëpinë e tyre. U vlejnë ndoshta të dy rezultat, fitorja dhe barazimi, por ne duhet të bëjmë atë që do të na thotë trajneri, duke vijuar me këtë ritëm dhe me pozitivitetin që kemi brenda grupit. Tani se çfarë do të ndodhë në fushë do ta shohim, ka pjesë edhe fati. Ndërsa se çfarë mund të ndodhë jashtë fushës, nuk mund ta mendojmë. Nuk duhet të harxhojmë energji në këtë pike,” tha mes tjerash Samir Ujkani. (Supersport.al)
Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Espanyolit ...
Lexo më shumë...Gjykata e Arbitrazhit sportiv ka vendosur që të hedhë poshtë vendimin e UEFA-s kundër Çellsit dhe i është pezu...
Lexo më shumë...Mungon që nga fundi i shtatorit dhe mesfushori francez pritet të rikthehet shumë shpejt të luaj për skuadrën e...
Lexo më shumë...Basketbollisti nga Suedia, Markus Erikson është një ndër basketbollistët më të mirë që njhet për shënimin e tr...
Lexo më shumë...