Në një nga plazhet e liqenit të Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Tabelat janë vendosur në lagjen Grashnicë në drejtim të pushimores Mlladost dhe Partizan. Tabelat janë vendosur nga Inspektorati Shtetëror Sanitar. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër për Alsat deklaruan se sipas analizave të fundit të ujit të liqenit  është konstatuar ndotje mikrobiologjike dhe baktere patogjene, megjithatë zyrtarisht nuk bëhen të ditur shkaktarët e kësaj ndotjeje. Në një pjesë të bregut të liqenit në afërsi të stadiumit të futbollit më shumë se dy muaj në liqe derdhen ujërat fekale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...