Natyra nuk rresht sa na befasuari: na ofron pafund medikamente natyrale për të përmbushur nevojat tona të përditshme. Me siguri që keni në dispozicion ujë dhe kripë në shtëpi, kështu që vazhdoni të na lexoni!

Në fakt uji me kripë është një aleat fantastik për shëndetin e lëkurës suaj, sytë dhe për të kuruar aftet e gojës. Përzierja e ujit me kripë është një medikament antik, i sigurt, të cilin gjyshërit tanë e njihnin mirë dhe më poshtë do të lexoni për 6 benefitet e mrekullueshme që ofron uji me kripë.
Jeni kthyer nga puna në shtëpi me këmbë të fryra? Asnjë problem, për gjysmë ore do të ndiheni menjëherë më mirë. Në këtë rast do të keni nevojë vetëm për ujë, kripë dhe një legen për një banjë qetësuese dhe efikase të këmbëve, shkruan Living.

Përbërësit:
-Një legen me ujë të vakët
-2 ½ lugë kripë e trashë
-1 lugë kafeje sodë buke
-5 pika vaj esencial livande

Përgatitja:
Ngrohni ujin, por mos e lini të ziejë. Shtoni kripën, sodën dhe vajin esencial të livandës duke i përzier të gjitha.
Vazhdoni me hapin e radhës, duke i mbajtur këmbët në legen dhe duke u relaksuar për 20 minuta.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...