Rasell Uestbruk shkruan historinë, duke vendosur rekord të dyfishtë brenda një nate në NBA.  Skuadra e Torontos ruan kreun në Konferencën e Lindjes pas fitores 127-125 ndaj Bruklin, ku fituesi është vendosur në 4 sekonda nga fundi, pas një koshi të Leonard. Toronto ndan kreun e renditjes bashkë me Milluokin, që mundi pa shumë probleme 112-99 Çikagon, takim i luajtur në fushën e këtij të fundit. Fitore pa shumë vlera për renditje e ekipit të Klivlendit, që mundi 107-104 Nju Jorkun. Oklahoma bëhet forca e tretë në Perëndim, pas fitores 120-111 ndaj Portland. Vijon paraqitja e mirë e Poll Xhorxhit, që realizoi një “triple double”, me 47 pikë, 12 rebound e 10 asist. Një “triple double” realizoi edhe Uestbruk, me 21 pikë, 14 rebound e 11 asist. Kjo është dyshja e parë në historinë e NBA-së që realizon një “triple double” me mbi 20 pikë të realizuara në një ndeshje. Jo vetëm kaq, por Rasell Uestbruk vendos edhe rekordin e 10 ndeshjeve radhazi në NBA që realizon një “triple double”, si askush më parë. Ai theu rekordin e 9 ndeshjeve të Uilt Çemberlen. Nuk zhgënjen as skuadra e Denver, që klasifikohet në vendin e dytë në Perëndim. Nagets mundi 103-87 Majamin. Fiton edhe Hjuston, që falë 31 pikëve të Harden mundi 120-104 Dallas, ndërsa Minesota triumfoi 130-120 ndajL.A. Klipers.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...