Kur mendohej se merkato e NBA-së ishte në qetësi të plotë ka ardhur surpriza më e madhe e verës. Basketbollisti Rasell Uestbruk është larguar nga Oklahoma City për të luajtur me Hjuston Rokets. Kjo lëvizje e papritur është pjesë e marrëveshjes që do të çojë Kris Pollin te Oklahoma Siti. Përveç Kris Poll, tek Oklahoma do të shkojnë edhe dy zgjedhje të para në draft të viteve 2024 dhe 2026, si dhe dy shkëmbime në zgjedhjet e draftit të viteve 2021 dhe 2025. Kështu, Rasell Uestbruk dhe Xhejms Harden do të luajnë sërish së bashku, ashtu si dikur. Dyshja Uestbruk-Harden pritet të bëjë Hjustonin një nga ekipet pretendente për titull, jo vetëm në Konferencën e Perëndimit por në gjithë NBA-në.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...