Mesfushori spanjoll Pablo Fornalls firmosi kontratën 5 vjeçare me Uest Hemin, me obcion që ajo të vazhdohet edhe për një sezon tjetër. Skuadra angleze konfirmoi sot se kanë kryer lëvzije të re në merkato, për të cilën kanë paguar 27 mln euro në konton e Viljarealit. Në këtë mënyrë Fornals u bë blerja e dytë më e shtrenjtë te Uest Hami, pas Felipe Andersonit, i cili vitin e kaluar erdhi te skuadra angleze për 45 mln euro. Përpos Uest Hamit, në garë për firmën e Fornallsit ishin Napoli dhe Bajerni, por Uest Hami ishte më konkret në ofertë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...